AKTUALITET

COVID 2 i mbushur plot/ Autoambulanca me pacientin rëndë pret 2 orë

14:17 - 23.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erjon Skëndaj




Një pacient rreth të 60-tave në gjendje të rënduar shëndetësore si pasojë e Covid-19 ka pritur brenda autoambulancës për rreth 2 orë, derisa në urgjencën e “Shefqet Ndroqit” u lirua një vend.

News24 ka fiksuar autoambulancën e Elbasanit tip Benz mercedes, me targë AA284BE, që nga momenti i mbërritjes në orën 11:20 dhe deri në momentin e dorëzimit të pacientit rreth orës 13:25.

Gjatë më shumë se 120 minuta pritje në autoambulancë pacienti nga Elbasani është mbajtur nën monitorim të mjekëve që kanë shfaqur shqetësim, duke e vizituar vazhdimisht brenda autoambulancës.

Burime për Neës24 brenda spitalit pohuan se në urgjencë nuk ka vende të lira dhe aq më pak në spital, ku shtrimet janë në kapacitetin maksimal me 220 të shtruar.

Nga ora 11:00 deri ne orën 13:00 në spitalin e Covid-2 kanë mbërritur 5 urgjenca mjekësore me pacientë në gjendje të rënduar, që kanë qëndruar në pritje të lirimit të shtratit në urgjencë nga 30 minuta deri në 2 orë.

Burime për News24 informojnë se në 24 orët e fundit në urgjencën e këtij spitali kanë mbërritur 35 urgjenca, kryesisht nga Tirana, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.