Aktualitet

Kalimi i njerëzve nga LSI në PS, Veliaj: Të kthyerit janë si djemtë plangprishës, po vijnë sërish në shtëpinë e tyre

21:58 - 23.02.21 Gazeta Shqiptare

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24” foli ndër të tjera edhe për kalimin e njerëzve nga LSI tek PS.



Veliaj theksoi se të kthyerit janë si djemtë plangprishur, të cilët pasi panë botën, kuptuan se nuk ka më mirë sesa shtëpia e tyre.

“Kjo historia e kalimeve është e vjetër sa vetë njerëzimi. Djali plangprishës mendon se bota atje është më e mirë se shtëpia jote, por djali plangprishës kupton se s’ka më mirë se shtëpia e vet. Është një ftesë për t’u kthyer në shtëpinë e vet. LSI që është antiamerikane, që i vihet kundër amerikanëve dhe europianëve.

Kryemadhi është vënë kundër shkollës Sami Frashërit, për çfarë duhet të jemi me këtë parti. Edhe mbesa e Trump merrte vëmendje sepse fliste gjëra të vërteta për familjen presidenciale. Të tilla gjëra ndodhin kudo në botë. Një anëtar i familjes së Bashës u anëtarësua në PS, sepse ai shikon që nuk ka bërë punë, lë punët përgjysmë sapo merr vila në bregdet e në Lundër”, u shpreh Veliaj.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.