Bota

Merkel: Gjermania në valën e tretë të Covid

18:40 - 23.02.21 gsh

Kacelarja gjermane, Angela Merkel tha se Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së koronavirusit.



“Tani jemi në valën e tretë”, tha Merkel, për të shtuar se çdo lehtësim i masave të izolimit, të ndërmarra në fund të vitit të kaluar, do të duhej të bëhej me kujdes dhe gradualisht.

Mbyllja e të gjitha bizneseve jothelbësore dhe kontrollet kufitare me Austrinë dhe Republikën Çeke – ku ka pasur shpërthime të rasteve me një variant më infektues të koronavirusit – thuhet se e kanë ndihmuar Gjermaninë që të zvogëlojë normën e infeksioneve ditore.

Por, fushata e ngadalshme e vaksinimit dhe rreziku i shpërthimeve të varianteve të reja mund ta bëjnë më të vështirë lehtësimin e masave kufizuese.

“Ne nuk mund të përballojmë ulje dhe ngritje”, tha Merkel, duke sugjeruar se ajo do të donte që kthimi në jetën normale të bëhet me kujdes, për të shmangur rivendosjen e masave të bllokimit.

Ajo shtoi se rritja e kapaciteteve të testimit mund ta bëjë kthimin në normalitet më të qëndrueshëm.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.