Aktualitet

Plagosja në Durrës, policia: Një 30-vjeçar qëlloi me armë nënë e bir, kanë marrë plumba në …

21:09 - 23.02.21 Gazeta Shqiptare

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar.



Sipas policisë, një 30-vjeçar është konfliktuar me komshinjtë e tij dhe ka plagosur nënë e bir. Dy të lënduarit janë aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën, kurse autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi Zyber Juba, rreth 30 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Flamur Çerma, rreth 20 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Çerma, rreth 45 vjeçe, (e ëma e shtetasit Flamur Çerma) e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Zyber Juba, është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.