AKTUALITET

Regjistrimi i koalicioneve, Kryemadhi takim me Bashën në selinë e PD-së

20:03 - 23.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim në selinë blu, me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.




Mendohet se në këtë takim është folur për koalicionet parazgjedhore, pasi afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ listat e kandidatëve është nesër, datë 24 shkurt.

Kujtojmë se një ditë më parë dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ai i PR, Fatmir Mediu ishin në takim me Bashën. Në ato takime është folur për emrat e deputetëve që priten të përfshihen në listat e koalicioneve parazgjedhore.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.