Kronikë

Tronditet Lezha, breshëri arme dëgjohen në qytet, banorja: Dëgjova krisma, më kapën të dridhurat

15:43 - 23.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në qytetin e Lezhës.  Krismat janë dëgjuar në lagjen “Gurrat” të qytetit.




Policia ka arritur në vendngjarje, ndërsa deri tani nuk është arritur të zbardhet ngjarja. Një banore ka treguar të gjithë makthin që ka kaluar ajo dhe banorët nga ngjarja.

“Ne jemi duke u dridhur. Krismat janë dëgjuar në këtë krahun këtej. Vetëm krisma kam ndjerë, se nuk kam parë gjë. U frikësova, jam bërë verdhë. të kesh frikë të rrish në shtëpinë tënde, është kjo.

Nuk ka bërë vaki kështu ndodhie, nja tre herë të shtëna i kam dëgjuar. Më kapën dridhurat, thashë se çfarë ndodhi”, tregoi banorja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.