AKTUALITET

Veliaj për vlerësimin e DASH për Dvoranin: Nga keqqeverisja humbi një vëlla në Gërdec, SHBA foli drejt

21:25 - 23.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24”, foli për vlerësimin nga DASH të gjyqtarit Ardian Dvorani.




Veliaj thekson se Dvorani u godit vazhdimisht politikisht, duke shtuar se ai humbi edhe një vëlla në Gërdec. Për Veliajn, në rastin e Dvoranit, SHBA sa duket ka folur drejt.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë zotin Dvorani dhe tek reforma në drejtësi jam pak profan dhe nuk di shumë detaje. Duke njohur Metën e Berishën, mund të them se për një njeri që u godit, u shpagua. Berisha e Meta e kthyen në tabelë qitje. Ky gjyqtar humbi vëllanë në Gërdec. SHBA vërtetë flasin në fund, por kur flasin, flasin drejt.

Personazhe si gjyqtari Dvorani është një njeri që është vlerësuar shumë, kundër atyre që mbrohen nga politika. Për Bashkinë e Tiranës, reforma në drejtësi është përkthyer në fitore në gjyqet që kemi fituar. Humbi një të afërm në Gërdec, Hollivudi prodhoi filma për djalin e kryeministrit dhe prapë nuk shkoi askush për gjykim. Presidenca flet me papjekuri. Qartësi dikush ka humbur rehatinë aty, më duket humbje busulle. Plot 90 për qind e njerëzve kanë mbështetur reformën në drejtësi dhe kjo është vërtetë shumë”, u shpreh Veliaj.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.