Kryesore

Vlerësimi i Dvoranit nga DASH/ Rama: U godit harbutërisht. Inkurajim i jashtëzakonshëm!

16:32 - 23.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Departamenti Amerikan i Shtetit, e cilësoi ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, mes 12 kampionëve në luftën ndaj korrupsionit. Pas këtij vlerësimi, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.




Me anë të një postimi në “Tëitter”, kryeministrit shkruan se vlerësimi i bërë nga Sekretari i ri i Shtetit Amerikan për Dvoranin është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë Reformën në Drejtësi.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!

Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkroi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.