AKTUALITET

Atentat në qendër të Athinës! Qëllohet me armë zjarri ndaj një shqiptari

21:43 - 26.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne Athine, ndërsa shënjestër ka qenë një shqiptar.




Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Attiki”, ndërsa policia është njoftuar për plagosjen e një shtetasi shqiptar me precedentë penale.

Mësohet se pasi është qëlluar me armë, ai është goditur edhe nga një mjet. Në të njëjtin orë, dy persona të armatosur kane hyrë në një taksi dhe kanë detyruar shoferin t’i çojë deri në një farë vendi, ku më pas janë larguar me vrap.

Në mjet kanë braktisur një pistoletë. Dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëra -tjetrën.

Shoferi i taksisë ka pësuar krizë paniku dhe ende nuk është në gjendje të dëshmojë për ngjarjen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.