Aktualitet

“Fuoristrada” me shpejtësi përplaset me mjetin tjetër në Elbasan, plagosen dy drejtuesit

21:21 - 26.02.21 Gazeta Shqiptare

Dy makina janë përfshirë në një aksident me pasoja, mbrëmjen e kësaj të enjteje në vendin e quajtur “Fusha e Loparit”, pranë shkollës 9-Vjeçare “Jorgji Dilo”, ne afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit.



Nga burime jo zyrtare bëhet e ditur se një automjet tip “Mercedes”, që drejtohej nga një grua, u përplas me një automjet tjetër tip “Fuoristradë”. Shkak i përplasjes mes tyre dyshohet të jetë bërë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara, me te cilën ka qenë duke lëvizur mjeti tip “Fuoristradë”.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale. Fatmirësisht dy drejtuesit e automjeteve janë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi morën ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.