Kryesore

Meta apel qeverisë: Rimbursoni ilaçet për COVID, të bëhet transparent plani i vaksinimit masiv

14:17 - 26.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në ‘Facebook’ i bën thirrje qeverisë që të mos i lërë qytetarët në mëshirë të fatit por të marrë në dorë përgjegjësitë e saj dhe të rimbursojë ilaçet për të sëmurët me Covid.




Meta gjithashtu u bën thirrje autoriteteve përkatëse që të shpalosin një plan të mirëfilltë për vaksinimin masiv të popullsisë dhe jo vaksinim “klasor”.

“Dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar koston e lartë të barnave dhe analizave të shumta.

Qeveria duhet urgjentisht të RIMBURSOJË pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ILAÇET FALAS të gjithë të infektuarve.

Dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund!

Qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave.

Urgjentisht të bëhet transparent plani i vaksinimit masiv dhe jo “klasor” i popullatës dhe të ndryshohet rrënjësisht strategjia antiCOVID, mbështetur mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda e jashtë vendit.

“Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale!

I vetmi prioritet dhe preokupim duhet të jetë: Mbrojta e shëndetit dhe jetës së qytetarëve! “, shkruan Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.