Kryesore

Rama ironi me Bashën: Gogoli s’ka ikur nga shtëpia, tek dera ka ardhur mama dhia

14:01 - 26.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer irontë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha. Rama tha se Basha në biografinë e tij ka tramvajin e Tiranës, një nga premtimet e kryetarit të PD-së gjatë kohës që ishte kryebashkiak.




“Më shumë se sa studimi në perëndim, lideri i ri në ‘perëndim’ ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës. Nga ana tjetër ajo është e njëjta jo vetëm shtëpi, por e njëjta firmë, e njëjta familje politike. Madje pjesa që e përfaqësonte atë në një formë besnike është eliminuar dhe ku është një mish-mash i vërtetë.

Ai që ishte me këtë që është në vetvete, ishte gogoli i shtëpisë, ky kukulla. Gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, por te dera ka ardhur mama dhia. Është kukull në duart e gogolit dhe është ai që dihet. Duke pasur mama dhinë tek dera, këtu bëhet e qartë se bëhet fjalë për t’i kthyer pas. Dhe për të rikaluar përgjegjësit edhe punët e këtij shteti në duart e një katërshe që ka pasur mundësitë dhe i ka ezauruar.”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.