Kryesore

E pyesin për pasurinë, Rama i kthehet qytetarit: O të marrsha të keqen! Pasuria ime verifikohet qindarkë për qindarkë nga…

17:55 - 27.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama shpesh replikon me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku nuk mungojnë edhe ironitë nga ana e kryeministrit.




Një qytetar e ka pyetur kryeministrin se si i ka bërë 1 miliard lekë deri në vitin 2018.

“Të lutem tregoju këtyre të rinjve si i bëre 100,675,309,00 deri në 2018?” shkruan qytetari.

Ndërkohë nuk ka vonuar shumë përgjigja e kryeministrit:

“Cfare eshte kjo shifer apo 7×7=42 thuaj! Ulu lexo e meso, qe te kuptosh per cfare flet e te mos behesh peshk per grepin e cdo peshkatari te llumit te politikes e te medias shqiptare!”

Po ashtu edhe një tjetër qytetar e pyet po për pasurinë.

“Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga si qeveritar?” shkruan qytetari.

Ndërkohë, kreu i qeverisë e ka mohuar këtë gjë duke thënë se lajmet që janë publikuar janë budallallëqe. Ndër të tjera Rama sqaroi se pasuria e tij verifikohet qindarkë për qindarkë nga Inspektorati Kombëtar.

“Une nuk kam bere 1 miliarde leke o te marrsha te keqen, po keshtu eshte kur disa shkruajne budallalleqe ligesisht e te tjere bien pre e budallalleqeve marrezisht! Qe ta marresh vesh ti e kushdo qe e ka ngrene kete budallallek, pasuria e familjes time verifikohet qindarke per qindarke nga Inspektoriati Kombetar perkates, njesoj sic behet me Vetingun e gjykatesve e te prokuroreve, e nuk ka qindarke te pajustifikueshme qe i shpeton verifikimit! Keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te akuzuar apo perqeshur, po jo kete se eshte shume qesharake. Por cfarë thoshte lajmi për pasurinë e Edi Ramës?”, i përgjigjet Rama.

1 2
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.