AKTUALITET

Ekskluzive/ News24 brenda dhomës frigoriferike -80 gradë ku ruhen vaksinat antiCovid të Pfizer

19:38 - 27.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një derë tjetër e hapur për pak minuta për kamerën e Neës 24 ishte edhe ajo e dhomës frigoriferike ku ruhen në temperatura ekstreme, -80 gradë celsius vaksinat kundër Covid 19.




Moderatorja e emisionit “Kjo Javë” Nisida Tufa e shoqëruar nga drejtoresha e ISHP-së Albana Fico hynë për pak minuta brenda saj, të veshura me veshje speciale.

Përmes kamerës së News24, publiku mund të shoh se si ruhen vaksinat brenda frigoriferit. Në pak sekonda të hapura, mundëm të numërojmë 8 kuti e brenda tyre vaksinat.

“Nuk mund të qëndrojmë përtej afateve”, u shpreh Fico për gazetaren Tufa.

Ajo madje e siguroi se temperaturat e kësaj dhome kontrollohen vazhdimisht përmes një personeli të caktuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.