Sociale

Psikologët tregojnë 6 rregullat e thjeshta që na e bëjnë jetën më të thjeshtë

18:29 - 27.02.21 gsh

Janë disa rregulla të pashkruara që mund ta bëjnë jetën tuaj shumë të thjeshtë. Më poshtë ne do ju tregojmë 6 prej tyre, të cilat mund të ndihmojnë edhe neurotikët.



Rregulli 1: Bëni vetëm atë që dëshironi

Ky është një rregull kryesor. Thjesht bëni gjërat që dëshironi t’i bëni. Funksionon në të gjitha situatat, qofshin ato të përditshme. Dëgjoni zemrën tuaj. Përpiquni dhe fëmijën tuaj ta edukoni në të njëjtën mënyrë duke e pyetur se çfarë dëshiron të bëjë, çfarë dëshiron të hajë apo të veshë.

Rregulli 2: Mos bëni atë që nuk doni të bëni

Nëse bëni gjëra që nuk doni, do të ketë pasoja. Një tjetër gjë përveç pasojave, është mënyra sesi ju do të ndiheni. Nëse bëni gjëra që nuk doni, mos u ndjeni të palumtur, të shqetësuar ose të pasuksesshëm, informon abcnews.al.

Rregulli 3: Mos heshtni kur nuk ju pëlqen diçka

Sjellja tipike e një neurotiku është të akumulojë zemërimin dhe pastaj të vuajë dhe të debatojë me një kundërshtar në kokën e tij. Nuk ngjan bukur, por është më mirë të jeni të hapur dhe të flisni kur diçka nuk ju pëlqen.

Rregulli 4: Mos u përgjigj nëse nuk të pyesin

“Je i tmerrshëm” ose “Jam lodhur. T’i japim fund”, e kështu me radhë, nuk janë pyetje, kështu që nuk keni pse t’u përgjigjeni. Ata i provokojnë njerëzit të përgjigjen. Për shembull, “Çfarë nuk shkon?, “Pse ankohesh?” Ju duhet ta kuptoni se këto fraza janë manipuluese, informon abcnews.al.

Rregulli 5: Përgjigjuni vetëm pyetjeve

Nëse ju bëhet një pyetje dhe ju i përgjigjeni vetëm asaj pyetje, tregon se jeni një njeri me vetëbesim. Por nëse jepni shumë sqarime do të duket si justifikim. Nëse një person dëshiron detaje, do t’ju bëjë pyetje shtesë.

Rregulli 6: Flisni vetëm për veten tuaj ndërsa ziheni

Parimi kryesor i kësaj metode është të shpjegojë ndjenjat tuaja dhe pritshmëritë që keni nga njerëzit përreth jush. Ky rregull nuk sjell asnjë konflikt, pasi në të vërtetë nuk po grindeni me partnerin por po diskutoni për ndjenjat tuaja.

Për të ndjerë ndryshime pozitive, duhet t’i ndiqni këto rregulla për të paktën 6 muaj, sugjerojnë psikologët.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.