Kosova

​Covid-19 në Kosovë, afër 69 mijë të infektuar që nga rastet e para

09:30 - 28.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive.




Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 68.777 raste nga 303.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.595 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.539.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 172 raste, Pejë 36 raste, Gjakovë 32 raste, Ferizaj 27 raste, Gjilan 26 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 9 raste, Rahovec 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Malishevë dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e institutit, i cili rekomandon për mbulimin e gojës dhe hundës me maskë.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.