Kosova

Katër viktima dhe 453 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

15:20 - 28.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 453 raste të reja me sëmundjen COVID-19, njoftoi të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.




“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja njoftoi se janë testuar 3.680 mostra në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Po ashtu, janë shëruar edhe 206 pacientë.

Ditët e fundit, Kosova ka regjistruar rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të respektojnë rregullat kryesore kundër pandemisë: mbajtjen e maskave, mbajtje e distancës dhe higjienën personale. Në të kundërtën, nëse trendi i infektimeve ditore vazhdon, autoritetet qendrore kanë paralajmëruar ashpërsim të masave.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 28 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 69.230 raste me koronavirusin e ri. Prej tyre, 1.599 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq, 59.849 pacientë janë shëruar.

Raste aktive janë 7.782.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.