AKTUALITET

Bashkë me Ramën mbërrijnë në Shqipëri 15,210 doza vaksine/ Rama: Në prill 30 mijë të tjera

21:43 - 01.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dozat e reja të vaksinave Pfizer. Bashkë me dërgesën prej 15,210 ka ardhur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej sot në një vizitë në Bruksel. Në fjalën e tij, Rama tha se shumë shpejt do të vaksinimi intensiv në të gjithë territorin.




“Në prill do të marrim 30 mijë doza dhe kjo do të vazhdojë pa ndërprerje. Pra, e zgjidhëm boshllëkun. Shumë shpejt do të kemi lajm shumë të mirë, nga një anë, sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga AstraZen3eca, përmes Covax, brenda mesit të muajit mars, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera. Shumë shpejt do të kemi mundësi për vaksinim intensiv në të gjithë territorin”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.