AKTUALITET

Manastirliu: Dy javët e para të marsit mbërrijnë mbi 14 mijë doza nga AstraZeneca, do nisim me vaksinimin e mësuesve

10:48 - 01.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në seancën e sotme plenare është shprehur se dy javët e fundit është vënë re një ulje e incidencës së infektimeve për një mijë banorë është ulur.




Manastirliu shton se dy javët e para të marsit mbërrijnë mbi 14 mijë doza nga AstraZeneca, për të vijuar më pas me fushatën e vaksinimit të mësuesve dhe të shtresave të tjera të rrezikuara.

“Kemi një incidencë dy javore mbi 400 raste për një mijë banorë që duke e krahasuar me dy javë më parë kemi një ulje. Përhapja e pa kontrolluar e virusit shkakton dhe përhapje të pakontrollueshme. Prej më shumë se dy javësh ne kemi forcuar orën policore nga ora 20:00 deri në 06:00, ende nuk është certifikuar prezenca e varianteve të reja të Covid në vendin tonë, por ne dyshojmë se ato janë në qarkullim.

Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale dhe në qendrat shëndetësore me vijimin prej disa javësh të vaksinës anti Covid. Sot jemi në pritje të ardhjes së 150 210 dozash të vaksinave nga kontrata e Pfizer dhe presim nga Covax që brenda dy javë të para të marsit të mbërrijnë dhe mbi 14 mijë doza nga AstraZeneca, për të vijuar më pas me fushatën e vaksinimit të mësuesve dhe të shtresave të tjera të rrezikuara”, ka thënë ajo.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.