AKTUALITET

Tenderi i Ministrisë së Mbrojtjes, SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë. Çfarë u zbulua për ministren Xhaçka

16:44 - 01.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka marrë të pandehur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes, pas denoncimit të Partisë Demokratike për abuzim me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë




Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanËeb dhe Neës24 se janë marrë të pandehur zyrtarët Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Bëhet fjalë për tenderin për ushqime për familjet në nevojë të marrë nga Ministria e Mbrojtjes, ku ky dikaster drejtohej nga Olta Xhaçka. Gjatë hetimeve, SPAK mori në pyetje edhe ministren Xhaçka, por nuk gjeti asnjë fakt që ajo të ishte e implikuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.