BOTA

Pamjet rrënqethëse/ Vogëlushja bie nga kati i 12, ja si shpëtoi mrekullisht (Video)

16:50 - 02.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shofer nga në Hanoi të Vietnamit, është duke u konsideruar si hero nga banorët, pasi shpëtoi një dy vjeçare, e cila ra nga kati i 12 i një ndërtese. Gjithçka ndodhi, ku Ngueyn Ngoc Manh, ishte duke pritur brenda makinës së tij, për të kryer një dërgesë, e në ato momente dëgjoi një fëmijë duke qarë.




Një grua filloi të bërtiste dhe ai, i shtyrë nga kurioziteti, nxori kokën nga dritarja për të parë ç’po ndodhte. Por shikoi një vogëlushe që ndodhej fare pranë parvazit të ballkonit të katit të 12-të.

“E pashë atë që qëndronte në ballkon”, tha ai.

Burri doli menjëherë nga makina dhe u ngjit në një ndërtesë aty pranë, për të qenë sa më afër në rast se vogëlushja binte nga lartësia.

“U ngjita në një çati prej dy metrash për të marrë një pozicion të duhur. Fëmija ra me shpejtësi, por fatmirësisht, në pozicionin që u gjenda ajo ra pikërisht në prehrin tim”, shtoi Manh.Pas incidentit vogëlushja është dërguar menjëherë për në spital, ku aktualisht po trajtohet. Mjekët deklaruan për mediat vendase se ajo nuk ka pësuar lëndime shumë serioze.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.