Kryesore

Do të votojnë qytetarët e infektuar me Covid? Rama: Nuk bëhet fjalë, do qëndrojnë në shtëpi

14:09 - 02.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama deklaroi se personat që rezultojnë pozitivë me COVID-19 nuk mund të votojnë më 25 prill. Rama tha se do të veprojnë si të gjitha vendet e tjera dhe se personat që rezultojnë pozitiv me virus do të qëndrojnë në shtëpi.




“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera. Ata të cilët janë testuar pozitivë dhe nuk janë negativizuar, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata normalisht duhet të vetëkarantinohen, nuk bëhet fjalë. Sigurisht që janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë.

Ajo që është inkurajuese është se nuk ka pasur të dhëna shqetësues post elektorale në aspektin e influencës mbi shëndetin e njerëzve. Pra, nuk ka pasur rritje të numrit të infektimeve. Sigurisht që njerëzit duhet të përpiqen për radhën, distancën”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.