Kryesore

Vaksinat anti-Covid/ Rama: Vërtetë jam lypësi më i gjatë, por s’e kthej faqen të ha shuplakë nga moskorrektesa

14:02 - 02.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka treguar se si ndryshoi plani për ardhjen e dozave të tjera të vaksinave, të cilat u thanë se do të vinin ditën e sotme. Ai tha se pas kësaj fshihet ai bashkë me ministret Spiropali dhe Manastirliu, ndërsa shtoi se nuk e kthen faqen në anën tjetër që të marrë një shuplakë nga ata që janë jo korrekt.




“Më ndodhi ajo që ndodh me mua dhe ata që flasin anglisht. Ajo ndodhi! Fatmirësisht në këtë pjesë jam i kënaqur që kam dhe dy të tjerë, që e bëjnë pa gajle, Ministri i Shtetit dhe ajo e ministrisë së Shëndetësisë. Ja kjo ndodhi.

Unë vërtetë jam lypësi më i madh dhe më i gjatë, kur vjen puna për nevojat e këtij vendi, por nuk jam një lypës që kthej faqen tjetër kur ha një shuplakë nga moskorrektesa e atyre që marrin përsipër angazhime. Kaq e thjeshtë. Jo vetëm që ndodhi ajo. Por si rezultat i asaj ndodhi dhe tjetra që morën dhe angazhimin për 30 mijë angazhime të tjera në muajin prill nga Pfizer.”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.