Kronikë

Ekzekutimi në Vlorë, policia jep detaje: Ndalohet një i dyshuar, po shkonte drejt…

14:59 - 03.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka mbetur i vrarë pak minuta më parë në Vlorë në rrugën Transballkanike. Pas ngjarjes policia e Vlorës ka ndaluar një mjet me të cilin dyshohet se është larguar autori. Policia po verifikon drejtuesit dhe mjetin nëse ka lidhje me ngjarjen.




Mësohet se mjeti ishte duke lëvizur në drejtim të Pyllit të Sodës, në dalje të Vlorës. Policia deklaroi se vrasja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, ku është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.