Kryesore

Bilanci në Maqedoninë e Veriut, 721 të infektuar dhe 9 viktima nga koronavirus

16:57 - 04.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maqedonia e Veriut të enjten ka regjistruar numër të lartë të personave të infektuar me koronavirusin e ri.




Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 3.323 mostrave, me COVID-19 kanë rezultuar 721 persona, ndërsa nëntë persona e kanë humbur jetën.

“Gjithsej jetën e kanë humbur nëntë persona. Nga tre persona kanë humbur jetën në Shkup dhe Kumanovë dhe nga një në Prilep, Veles, Kriva Pallankë dhe Vallandovë. Tetë nga këta persona kanë humbur jetën në kushte spitalore ndërsa një tjetër në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë infektuar 105.269 persona, numri i viktimave ka arritur në 3.165, ndërsa i të shëruarve mbi 93.942. Përsa i përket rasteve aktive autoritetet bëjnë me dije se regjistrohen 8.162 të infektuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.