BOTA

Kërcënohet ish-kryeministri italian Matteo Renzi, i dërgohet një zarf me dy plumba brenda

16:23 - 04.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zarf me dy plumba i është dorëzuar ish-kryeministrit Italian, njëherazi dhe kryetarit të partisë “Italia Viva”, Matteo Renzi. Kërcënimi i heshtur, i cili u dërgua në Senat, ku Renzi është anëtarë, u dënua ashpër nga klasa politike, shkruajnë mediat italiane.




“Ne nuk frikësohemi nga kërcënime të tilla”, është shprehur Teresa Bellanova, ish-ministre e qeverisë Renzi.

Matteo Renzi është përballur me kritika të shumta muajt e fundit, pasi hoqi dorë nga koalicioni i formuar me ish-kryeministrin Giuseppe Conte. Partia që ai kryeson, “Italia Viva”, është tani pjesë e qeverisë së re të Unitetit Kombëtar, të udhëhequr nga ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.