AKTUALITET

Situata në spitalet COVID/ Si paraqitet situata e motrës së 27-vjeçares që ndërroi jetë

14:44 - 04.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

12 urgjenca janë paraqitur nga mëngjesi deri në mesditë në spitalin Infektiv, ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus. Në një lidhje direkte për ‘News24’ nga COVID1, gazetari Erjon Skëndaj pohon se ka pasur 5-6 dalje nga spitali, ndërkohë që shtrimet janë në varësi të shtretërve që lirohen.




Mes të tjerash Skëndaj dha dhe detaje mbi gjendjen shëndetësore të një vajzë të re të shtruar në Infektiv, 25-vjeçare nga Berati, e cila ndodhet në gjendje të rëndë. Por, sipas gazetares Eneida Petova, vajza në fjalë është motra e 27-vjeçares nga Berati që humbi jetën dje në spitalin Infektiv. Sipas Skëndajt, 25-vjeçarja ka 95 % të mushkërisë së prekur. Po ashtu mësohet se 27-vjeçarja Ariola Cakollari ishte shtuar në Infektiv me 90% të mushkërisë së prekur, ndërsa kishte shkuar në spitalin e Beratit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Motrat, bashkë me prindërit e tyre ishin duke marrë trajtim në banesë, ndërsa gjendja e tyre u përkeqësua dhe njëra ndërroi jetë. Ndërkohë, autoambulancat para Infektivit presin deri në 20 minuta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.