Kryesore

 “Spitalet me treg syzesh guqi e versaqe”/ Rama: I gjetëm me batanije lara-lara dhe lagështi

10:39 - 04.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ne fjalen e tij ne programin ‘shendetesia qe duam’, kryeministri Edi Rama beri nje bilanc te sistemit te shendetesise ne keto vite qeverisje. Ndersa publikoi me foto se si e gjeten sipas tij gjendjen ne spitale, Rama u shpreh serish se nuk  “Armiku i padukshem mbylli ne shtepi te gjithe popujt, sfidoi me nje egersi te pashoqe sistemet shendetesore, ekonomite globale, kombetare e familjare te te gjithe botes. Me persekuton vazhdimisht, pyetja ‘ cfare do te kishte ndodhur, si do kishin shkuar gjerat ne kete vend sikur ky armik te kishte zbritur ketu 7 vite me pare, apo sikur te na kishte gjetur gafil me sistemin e para pak viteve. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund.




Keshtu eshte njeriu dhe sot duket gati e pamundur qe njerezit te kujtohet se cfare qameti ishte shendetesia jone, para se sa ne te na binte barra e pergjegjesise per ta drejtuar kete vend.

Kur une postoj foto te atyre viteve aspak te largeta e te ketyre diteve ne krah, nuk jane te paket njerezit qe shkruajne me ironi, te shara e akuza a thua se kane perpara nje  iluzion optik. Spitalet me batanije lara lara apo pa batanije, me paciente qe vinin duke u mbajtur per krahu nga familjaret, carcafe te zverdhur, instrumente mjekesore te pasterilizuar, 50 mije infeksione post-operatore cdo vit.

Spitale me aparatura te vjetra, mure me harta prej lageshtise, dysheme te shtruara si mozaik te historise se korrupsionit e keqadministrimit, ambulanca te tejlodhura qe nuk mberrinin kurre ne kohe, spitale te rrethuara nga tregje, dyqane e kalimtare.

Spitale me turma qe nuk dallohej mjeku nga pacienti. Spitale me kangjella lloj lloje, gjeje ne ato pazare, rroba te varura ne diell, me lodra e zarzavate, syze guci e versaqe, qe prisnin familjaret e pacienteve per te marre recetat. Kush nuk me thote keto, ose ka humbje te memories, ose memorien e ka me paseordin e opozites.

Nuk jemi ende aty ku duhet e ku donim, e ku do te jemi nese nuk ndalemi e nuk rrotullohemi rreth vetes por shkojne perpara me pune e durim.

Pikerisht se qe prej dites se pare kur morem detyren, nuk kemi fjetur gjume, por kemi nisur nje pune te madhe, nuk na gjeti gafil por te pergatitur, u futem ne mbrojtje si popull, u mbyllem fort. Si njerezit qe na keni besuar, nuk e ndaluam punen per t’u armatosur sa me mire, e nderkohe qe armiku i padukshem shtrihej mes nesh.” – u shpreh Rama.

 

Me tej, kryeministri Edi Rama foli dhe per pagat e mjekeve dhe infermiereve, bonuset qe kane perfituar gjate perballjes me betejen e Covid-19, si dhe rastet e korrupsionit qe jane denoncuar mes bluzave te bardha, duke thene se ato nuk mund te njollosin punen e madhe te tyre.

 

“Ketu eshte momenti t’iu them mjekeve dhe infermiereve, qe pavaresisht se nuk i rreshtoi koha, pozicioni i tyre, profili i tyre, ne ate vije beteje, kane qene qysh prej atij momenti te pare dhe mbeten deri sot pjese e asaj lufte. Shume faleminderit, shume respekt e mirenjohje, sepse pa ju do te ishte e pamundur, pa ju jetet e humbura qe do te numeroni9m sot do te ishin shume me teper. Pa ju, mijera e mijera njerez qe kane hyre ne spitale me armikun e padukshem ngjitur mbi shpinen e tyre nuk do te kishin dale te lehtesuar, jo vetem nga pesha e frikshme e kesaj qenie monstruoze qe nuk shihet me sy, por edhe nga sherbimi, perkushtimi, perkujdesja juaj.

 

Nga ana tjeter, ne kemi bere gjithçka kemi mundur per ju, jo gjithçka kemi dashur. Ju meritoni me shume dhe mbi te gjitha meritoni jo vetem respektonin e mirenjohjen tone, por te çdo shqiptari, qe duhet ta ndaje mire e prere gjithe trupen dhe heroizmin tuaj nga sekelldia, turbullia, neveria legjitime per ato raste, kur qenie te padenja mes jush e tradhtojne misionin dhe njollosin bluzen e bardhe. Edhe pse nuk kemi bere sa kemi dashur, duke bere gjithçka kemi mundur, ja kemi dale t’iu bejme te mos ndiheni se jeni vetem. 3656 mjeke, infermiere dhe epidemiologe kane perfituar qe prej dites se pare te luftes bonusin 1 mije euro mbi pagen mujore dhe do ta perfitojne ate deri ne fund te luftes.

 

Kemi punesuar 464 personel shendetesore plus prej fillimit te pandemise, per te garantuar qe forca ne vijen e pare te luftes te mos shtere per asnje çast. Nga ana tjeter, paga e mjekeve eshte rritur ne vitet e fundit me 57%. Ju kemi siguruar kushte te pakrahasueshme pune dhe punesim mbi baze merite. Jane punesuar mbi baze merite 1250 mjeke dhe 3500 infermiere. Paga mesatare bruto e nje mjeku sot eshte 1100 dollare dhe e infermierit 650 dollare. Akoma nuk jane aq sa mjeket meritojne.

 

Ishim ne qe vendosem per here te pare skemen e mbeshtetjes financiare me nje bonus per çdo mjek qe pranon te punoje larg qendres se banimit apo qe kthehet nga jashte, dhe kemi pasur raste te tilla”, u shpreh kreu i qeverise.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.