Aktualitet

Vaksinimi i bluzave të bardha në Pogradec, sa mjekë dhe infermierë do marrin dozat e para sot

16:05 - 04.03.21 gsh

Vijon procesi i vaksinimit anti-Covid edhe për spitalin e Pogradecit. Vaksinimi po kryhet në qendrën e ngritur më ambientet e ish-shtëpisë së oficerëve.



Janë 200 doktorë dhe infermierë që do të marrin dozën e vaksinimit nga spitali i Pogradecit, ndërsa vetëm ditën e sotme do të vaksinohen 100 prej tyre.

Procesi deri tani po vijon normalisht. Ndërkohë, më herët vaksinimi ka filluar në disa qytete të vendit si Shkodra, Vlora, Elbasani, Fieri, Berati, Gjirokastra, etj.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.