Kronikë

Aksident tragjik në Kodër-Kashar, humbin jetën 2 vëllezër dhe kushëriri

08:43 - 05.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident tragjik të ndodhur në në Kodër-Kashar.




Raportohet se 27-vjeçari Zija Murati, duke drejtuar mjetin, me targë rumune, ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes makina është shformuar plotësisht. Si pasojë e traumës nga aksidenti ndërruan jete ne vend 2 pasagjerët, Ismail Sula, 40 vjeç dhe Lulëzim Sula, 47 vjec, banues në Kashar.

Ndërsa pasagjeri tjetër, Dashamir Dema, 39 vjeç ishte me shenja jete dhe u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Mes të tjerash Bezat raporton se dy viktimat, Lulëzimi dhe Ismaili ishin vëllezër, ndërsa Dashamirin e kishin të afërm, bashkë me shoferin.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Zija Murati, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. I riu i është nënshtruar dhe analizave të gjakut për të parë nëse ka konsumuar alkool.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.