Kronikë

E rëndë në Roskovec, djali qëllon babanë me sende të forta në kokë, 52-vjeçari ndërron jetë

13:16 - 05.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Luar të Roskovecit, ku një djalë ka qëlluar me sende të forta në kokë babanë e tij, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.




Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit, 25-vjeçarin.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.