BOTA

Situata e COVID në Itali/ Rriten rastet, por ulet numri i vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit

21:00 - 05.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka pasur një ulje të lehtë viktimash nga COVID-19 në Itali. Ministria e Shëndetësisë, ka lajmëruar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 24.036 persona të infektuar, ndërsa janë shënuar 297 vdekje, 42 më pak, krahasuar me një ditë më parë.




Në të gjithë spitalet e vendit janë duke u trajtuar 20.374 persona, ndërsa 2525 prej tyre ndodhen në njësinë e shëndetit publik.

Rajoni më i prekur i vendit është ai i Lombardisë, me 5.210 raste, e pasuar nga rajonet e tjera të vendit.

Ndërsa nga qytetet më të prekura është ai i Milanos, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.593 persona të infektuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.