Kronikë

Tentoi të korruptojë policët, arrestohet 45-vjeçari në Urën Vajgurore

09:33 - 05.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 45-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu pasi tentoi të korruptojë policët në aksin Kutalli-Ura Vajgurore teksa drejtonte mjetin me leje drejtimi të skaduar.




NJOFTIMI NGA POLICIA
Berat
Goditet një rast i mitëdhënies.

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë goditur një rast të mitëdhënies.

Në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• E. T., 45 vjeç, banues në Goriçan, Ura Vajgurore, pasi në aksin rrugor Kutalli-Ura Vajgurore, është kapur nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të cilës i kishte përfunduar afati i përdorimit. Shtetasi E. T., për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.