Kronikë

Zbardhen dataje nga ngjarja në Roskovec/ Kunata e viktimës: Djali ka qenë në psikiatri, e qëlloi me dërrasë në kokë

14:35 - 05.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëshmi tronditëse zbardhen në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot fshatin Luar të Roskovecit, ku djali vrau me sende të forta babain e tij.




Gazetari Ervis Kuçi ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshmi të familjarëve, por edhe të fqinjëve të Dhori Rapit (viktima) dhe djalit të tij, 25-vjeçarit Erdis Rapi.

Mësohet se i riu kishte qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në Vlorë dhe pasi kishte dalë nga ky institucion jetonte me babain dhe vëllain në banesën e tyre në fshat. Banorët tregojnë se shpesh herë ka pasur problematika dhe sherre mes djemve dhe babait, si dhe me fqinjët e tyre. Kanë qenë fqinj të familjes ata që njoftuan policinë pas ngjarjes së ndodhur, e cila mbërriti menjëherë pranë vendit të ngjarjes.

Kunata e viktimës tregoi se babai me dy djemtë e tij ziheshin çdo ditë, ndërsa sherri i sotëm ishte shumë i madh. Në një rrëfim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ ajo tha se kishte qenë babai që kishte kërcënuar djalin se do ta vriste, ndërsa ky i fundit kishte marrë një dërrasë dhe e kishte goditur disa herë në kokë.

“E kam kunat viktimën. Ishin të sëmurë si familje. Pa ndihmë ekonomike. Ne ja kemi bërë shtëpinë, si vëllazëri. Djemtë e mi. Edhe thesin me miell ia kemi çuar. Ata konflktoheshin ditë për ditë. Sot u bë e madhe. Kërcënonin njëri-tjetrin. Ai babai i tha; ‘do të vras’. Dhe djali i tha; ‘të vras unë’. Mori një dërrasë dhe i ra disa herë në kokë deri sa vdiq.”, tha kunata e Dhori Rapit.

Ndërkohë, që fqinja e tyre tha se familja ushqehej me një pension të vogël. “Tani e mora vesh, më mori burri në telefon. Thash se çfarë ishte kjo ngjarje. Burri im e ka kushëri. Ata kanë qenë të shtruar në Vlorë. Merrnin një pension të vogël. Me atë rronin, nuk na binin më qafë fare.”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.