BOTA

Deklarata e presidentit brazilian: Boll u ankuat për pandeminë e COVID, edhe sa do rrini mbyllur?!

09:40 - 06.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro tha se populli brazilian nuk  duhet “të ankohet” në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19). Sipas lajmit të BBC, Bolsonaro në fjalimin e tij të mbajtur në një organizim foli rreth pandemisë së COVID-19.




“Edhe sa do të ankoheni në lidhje me këtë? Edhe sa do të qëndroni në shtëpi dhe do të mbyllni gjithçka? Askush nuk e duron më këtë. Mërzitemi për viktimat por duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha ai duke iu drejtuar popullit brazilian. Guvernatori i Sao Paulo-s, Joao Doria, duke reaguar ndaj deklaratave të Bolsonaro-s, e cilësoi presidentin brazilian si “njeri të çmendur” që sulmon guvernatorët dhe kryebashkiakët që përpiqen të blejnë vaksina dhe t’i japin fund pandemisë.“Si do të përballemi me problemet, duke i shikuar njerëzit që vdesin çdo ditë?

Sistemi shëndetësor në Brazil është në prag të kolapsit”, tha Doria. Brazili është vendi i dytë në botë me më së shumti viktima nga COVID-19 ndërsa i treti me numrin e rasteve. Sipas të dhënave të fundit, dje nga COVID-19 humbën jetën 1.699 persona, duke e çuar në 260.970 numrin e vdekjeve nga virusi.//AA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.