Kryesore

“Merin nuk e mbaj në xhep”/ Saimiri i kthen përgjigje fansave që aluduan për ndarje

10:20 - 06.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Saimiri i “Love Story” pas aventurës në ekran u nis për në Gjermani, aty ku dhe jeton e punon. Por kaq ka mjaftuar që fansat menjëherë të aludojnë se ai i ka dhënë fund lidhjes me Merin, vajzën që zgjodhi brenda spektaklit, duke qenë se ajo gjendet në Shqipëri.  Ata nuk i kanë kursyer pyetjet “Ku është Meri?”, apo “A jeni ndarë?”, në çdo post të Saimirit. Ky i fundit ka kthyer një përgjigje publike, duke sqaruar se ai dhe Meri janë bashkë dhe do vazhdojnë ta njohin njëri-tjetrin.




“Faleminderit për pyetjet dhe interesin që keni për marrëdhënien time me Merin! Unë Merin nuk e mbaj në xhep me vete…jetojmë në kohë pandemie dhe ajo nuk vjen dot në Gjermani për momentin. Jemi për bukuri me njëri-tjetrin! Rrini të qetë! Love Story mbaroi! Tashmë gjithçka është e jona! Private. Po përpiqemi ta njohim më shumë njëri-tjetrin, dhe përveç të tjerave kemi dhe sprovën e distancës…! Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.