AKTUALITET

Sherr në mes të Bllokut, një 39-vjeçar qëllohet me qytën e pistoletës. Në kërkim agresori

16:40 - 06.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr është regjistruar sot në zonën e Bllokut, mes dy personave. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:15.




Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se me qytën e pistoletës ka goditur shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.