AKTUALITET

Vëllai tha se nuk kishte kontakte brenda Infektivit/ MSH publikon videon e motrës: Dr Najada ti je mbretëresha e spitali

12:59 - 06.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak minuta pasi vëllai i saj foli për gazetarin Erjon Skëndaj duke deklaruar se nuk kishte asnjë kontakt me mjekët për të mësuar për gjendjen e motrës që ndodhej prej tre ditësh në Spitalin Infektiv, 40-vjeçarja falënderon me një video dr.Najada Çomon dhe stafi ne COVID1. Në një video të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, gruaja thotë se Dr.Najada Çomo i jep çdo ditë kurajë pacientëve duke lëvduar stafin, infermierë dhe madje dhe sanitaren.




“Përshëndetje doktoreshë Najada, ti je mbretëresha e spitalit. Faleminderit shumë, shumë për çdo gjë që bën për të gjithë pacientët tek Infektivi, për pacientët me COVID-19. Kur u sëmura kisha shumë frikë të vija këtu tek Infektivi nga fjalët negative të njerëzve, isha e frikësuar. Nuk dija çfarë të bëja. Unë jam fansja jote e parë. Dhe jashtë ku jetoja të ndiqja me pasion. Dukeshe që je njeri shumë i mirë dhe vetëm prej teje vendosa të vija dhe thashë kam besim tek ai njeri.

Do bëhem mirë, të falënderoj shumë, të dua shumë, qofsh mirë gjithmonë. Zoti të ndihmoftë ty se po bën gjëra të mrekullueshme çdo ditë, na jep kurajë. Për stafin, për infermieret që janë të mrekullueshme, jam shumë e kënaqur dhe sanitarja që dhe ajo duhet të përmendet, është shumë e mirë. Nuk e di pse aq negativitet, nga njerëz që kanë ardhur këtu, janë shëruar dhe dalin jashtë dhe flasin ndryshe. Je shembull i të gjithëve, bashkë me stafin. Keni një zemër të mirë, na shihni nga ana njerëzore pastaj si pacientë. Qofshi mirë të gjithë”, deklaroi 40-vjeçarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.