Kryesore

Fjoralba Ponari: Nuk e kam menduar kurrë veten aty, më është besuar moderimi i “Portokalli”

18:53 - 07.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Fjoralba Ponari gjatë intervistës në rubrikën “N’Trip” në emisionin “E diell”, ka zbuluar se do të marrë drejtimin e “Portokalli” këtë sezon të ri.




Fjoralba u shpreh nuk e mendonte kurrë që ajo do të bëhej pjesë e “Portokallisë”, por bordi drejtues e ka bindur se mund t’ja dalë mbanë.

“Sapo më është besuar, e them me bindje, projekti më sfidues në televizionin e Top Channel. Bëhet fjalë për Portokallinë. Për hir të së vërtetës ka qenë një nga ato projekte që nuk e kam menduar veten kurrë që do të bëhesha pjesë e aq më tepër që do e moderoja. Për një arsye të thjeshtë, sepse kam menduar historikisht se aty do të ishte dikush që kishte një background që i përket aktrimit.

Megjithatë po të shihni historikun e moderatorëve, nuk kanë qenë aktore të gjitha apo aktorë të gjithë ata që e kanë moderuar. Por me aq sa më tha dhe bordi drejtues e rëndësishme është që të kesh të dhëna të mira dhe të jesh bashkëpunues dhe çdo gjë tjetër zgjidhet. A do të zgjidhet? Mbetet për t’u parë”, tha Ponari.

Sa i përket ish-moderatores së preferuar nga “Portokallia”, Fjoralba përmendi emrin e Xhemi Shehut për shkak të kimisë që kishte me Salsanon.

“Xhemi Shehu padiskutim, ka qenë një nga figurat jo vetëm e dashur dhe e zonja, por me një kimi të mrekullueshme me Salsanon, gjë që unë realisht e shikoj si shembull dhe do të doja të arrija në ato nivele bashkëpunimi”, tha Fjoralba.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.