AKTUALITET

Në listat e PS më 25 prill, Luljeta Bozo: Ja dy arsyet pse pranova të kandidoja për deputete

20:57 - 07.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidatja për deputete e PS, Luljeta Bozo ka folur tek emisioni i Ola Brukos në News24 ”Dola te Ola” ka folur për pranimin e ftesës së kryeministrit Rama për të garuar në zgjedhje.




Bozo thotë se pranoi me njëfarë hezitimi por thotë se dy arsyet pse pranoi ishte vlerësimi nga kryeministri dhe dëshira e njerëzve që ajo t’i përfaqësojë.

Më tej ajo thotë se nuk ka frikë nga jeta parlamentare, edhe pse e di se do jetë më e vështirë dhe do ketë më shumë vështirësi.
Profesoresha Luljera Bozos garanton se nuk do të ndryshojë pavarësisht nëse futet në Kuvend, dhe deklaron se për të leku është i fundit.

”Thashë po. Në fakt erdhi njëçik si i papritur. Nuk ishte, s’më kishte shkuar në mendje të isha kandidate në Kuvend. E dyta edhe njëçik papritur, kisha një si detyrim qytetar pas tërmetit, kam pasur një detyrim dhe falenderim nga shumë njerëz që më uronin jo vetëm falenderimin për qetësinë gjatë tërmetit, uronin të kenë njerëz si ju që të na drejtojnë. Wshtë dëshirë e gjerë e njerëzve që s’i njoh, dhe vlerësimi shumë i madh.
E pranova me njëfarë hezitimi, s;jam pranuar me këto gjëra.

Mendoj se jet ado vazhdojë me të njëjtin ritëm. Do jeni disa detyra të reja, unë punoj gjithë jetën. S’kam bërë ndonjëherë jetë parlamentare, s’më tremb. Do jetë angazhimi dhe përgjegjësia më e madhe. Në parlament s’do flasësh kodra pas bregut. Por për një grup të gjerë, probleme të njerëzve.
Të shikoj cilat janë drejtimet në të cilët do zhvillohet vendi, se ajo është detyra e qeverisë. Themi për zhvillim brenda mandatit dhe njëçik më larg.
Të hartohen ato ligjet që jerëzit të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Nga librat nuk heq dorë. Po shkruaj një libër teknik. Kam vite që e mendoj, kam mbledhur shumë materiale. Unë jam si miu i bibliotekës, se studioj gjithë ditën. Mendoj se do jetë një ndihmë e mirë për inxhinierët e ndërtimit .Pandemia më ka munguar njëçik se s’mund të shkoj në insitutcionet që mund të marr këto. Jemi të kufizuar. Jo vrap jo.
Jam prerë, një njeri që punon gjithë ditën, gjithë kohën. Me shumë ndershmëri, shumë dashuri. Leku për mua është i fundit.”- tha Bozo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.