Kryesore

Cilët do jenë kandidatët e PD për deputetë në 12 qarqe? Gazetari: Pritet të ketë surpriza

20:32 - 08.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike do të zyrtarizojë sot listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe, teksa do të ketë një mbledhje të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.




Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se përveç emrave tashmë të dalë si publicisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj apo shkrimtarja Flutura Açka në listë mund të ketë dhe ish-kryebashkiakë, ndërkohë që do mbeten jashtë shumë ish-zyrtarë.

“Në orën 20:00 pritet që kryetari i Partisë Demokratike të diskutojë me kryesinë e partisë listën me të cilën do të përballet me PS më 25 prill. Është një moment i rëndësishëm për kreun e PD, i cili së bashku me drejtuesit e qarqeve kanë formuluar një listë për të cilën mendojnë se do të jetë lista fituese. Ka pasur dhe surpriza kjo listë. Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj është konfirmuar në listë dhe do kandidojë në Lezhë. Po kështu shkrimtarja Flutura Açka erdhi si emër surprizë dhe do të jetë në listën e PD në Elbasan.
Drejtuesit politikë të PD në 12 qarqe po ashtu do jenë në lista si kandidatë për deputetë. Tre vende në listën e Tiranës do jenë për aleatët, PR, PDIU dhe LZHK. Në listën e Durrësit, përveç emrave si Edi Paloka, i cili është kryesuesi i listës apo Oerd Bylykbashi është dhe Agron Duka i PAA. Mbetet për t’u parë nëse Nard Ndoka do jetë në Shkodër.

Më është thënë që kjo listë do ketë surpriza. Janë shumë ish-zyrtarë të PD-së apo dhe ish-deputetë të cilët kanë lënë dhe mandatet, të cilët nuk do jenë pjesë e kësaj liste që po përgatitet dhe do të konsultohet më vonë dhe me Kryesinë apo Këshillin Kombëtar. Nga ana tjetër ka disa ish-kryebashkiakë të PD që vendosën të mos kandidonin në qershor të 2019, si ai i Vaut të Dejës, Mallakastrës apo i Devollit që mund të jenë kandidatë potencialë të PD në zgjedhjet e 25 prillit”, raportoi gazetari Osman Stafa.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.