Kryesore

“Gruaja i jep ngjyrë botës, i jep kuptim jetës”, mesazhi i Orjola Pampurit për 8 Marsin/ VIDEO

07:08 - 08.03.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Orjola Pampuri

Në një ditë nuk mund të arrijmë gjithçka, por ne nje dite mund te ndërmarrim iniciativa te rendesishme, per t’i vene ne zbatim gjate nje viti, apo vendime që mund te ndryshojne të ardhmen e vajzave dhe grave.

Të vetme nuk mund t’ia dalim, pa force shpirtërore, kurajo dhe këmbëngulje, nuk mund të fitojmë të drejtat tona.

Por ne kemi mund të frymëzohemi e të marrim kurajo dhe nga ato gra dhe vajza që arritën t’ia dalin e  të jenë të sukseshme, në profesione të ndryshme, e në jetë.

Një grua duhet të gjejë forcë të ringrihet, edhe nëse e nëpërkembin, edhe nëse tentojnë ta nënshtrojnë.

Të gjitha ne gratë dhe vajzat, duhet të punojmë cdo ditë, duhet të jemi bashkë, për të hedhur hapa të sigurtë, në një botë ku ende dëgjojmë shifra të larta të dhunës ndaj gruas.

E të mendosh që gruaja është burimi I jetës, I dashurisë, I  përkushtimit.

Është nëna që nuk lodhet kurrë, e di të falë vec ngrohtësi,

Eshtë bashkëshortja që duron aq shumë, e ndonjëherë lotët I fsheh, dhe gjen fuqi t’I buzëqeshë fëmijës së saj.

Gruaja I jep ngjyra kesaj bote, I jep formë, I jep kuptim jetës.

Fuqizimi I gruas, respekti dhe dashuria ndaj saj duhet të jetë detyrim dhe prioritet për të gjithë ne, për të gjithë ju.

Gëzuar 8 Marsin për të gjithë ju zonja të nderuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.