Kryesore

Lista e PS në Fier/ Surprizat e Ramës për këtë qark, ja kush pritet të kandidohetLista e PS në Fier/ Surprizat e Ramës për këtë qark, ja kush pritet të kandidohet

17:00 - 08.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Balkanweb” mëson se edhe në këtë qark do të ketë surpriza, ashtu siç deri më tani ka bërë me dije kryeministri Edi Rama se do të ketë në lista figura të njohura jashtë politikës, si shefja e Infektivit, Najada Çomo, apo inxhinierja Luljeta Bozo.




Kështu, siç ka mësuar “Balkanweb” në listën e PS në Fier do të jenë dy emra surprizë, si ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Gjithashtu, pjesë e kësaj liste pritet të jenë edhe deputetet Antoneta Dhima dhe Tatjana Piro, si dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, zëvendëskryeministri Erjon Braçe, apo dhe deputeti Bashkim Fino, aty ku ka qenë edhe më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.