Kryesore

Meta uron 8 marsin: Vetëm me mbështetjen e grave, Atdheu ynë do të jetë më i bukur

14:05 - 08.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në ‘’Facebook’’ ka bërë një urim të veçantë me rastin e festës së 8 Marsit. Kreu i Shtetit, ka treguar se është takuar me tre gra parashutiste, të cilat ai i cilëson si guximtare dhe simbole të kurajës dhe energjisë së pashtershme.




Meta theksoi më tej se me mbështetjen dhe promovimin e vajzave dhe grave, krijimin e çdo hapësirë për të qenë të lumtura e të realizuara në jetë dhe pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika, atdheu do jetë më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.

Postimi i plotë:

GËZUAR 8 MARSIN! E ARDHMJA U PËRKET GUXIMTAREVE!

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, pata sot kënaqësinë e veçantë të takoja tre gra guximtare, simbole të kurajos dhe energjisë së pashtershme, Flora Toto, Drane Cara dhe Vezire Meta, të cilat së bashku me shoqen e tyre Polikseni Vjeshta, kanë hyrë në historinë e aviacionit shqiptar, si të parat femra, të cilat 53 vite më parë thyen një tabu për kohën, duke u hedhur me parashutë.

Pedagoge dhe mësuese të përkushtuara të edukimit fizik për dekada ato kanë dhënë një kontribut të vyer për kalitjen sportive të brezave të rinj, duke e ruajtur edhe sot energjinë dhe entuziazmin e atyre viteve.

Ndaj së bashku me Florën, Dranen dhe Veziren dua të ndaj sot një urim të përzemërt për çdo nënë, grua, vajzë dhe motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!

Vetëm me mbështetjen dhe promovimin e vajzave dhe grave, krijimin e çdo hapësirë për të qenë të lumtura e të realizuara në jetë, duke ju garantuar mundësi për të konkurruar denjësisht në jetën profesionale e publike dhe pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika, Atdheu ynë i përbashkët do jetë edhe më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.

E ardhmja u përket Guximtareve!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.