AKTUALITET

Objektivi maksimal i 88 mandateve/ Rama: S’kemi armë sekrete, por jemi shumë herë më të përgatitur. Kemi punuar qysh…

20:00 - 08.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar nga selia e PS se partia e tij nuk ka asnjë armë sekrete për të arritur 88 mandate më 25 prill, por është shumë herë më e përgatitur.




Sipas Ramës, PS ka nisur punën për këto zgjedhje që para se të vinte COVID-19.

Ai madje ka ironizuar me kampin kundërshtar, duke shtuar se një nga avantazhet është se anëtarët e PS zgjohen herët dhe flenë vonë.

PYETJA: Cili është ai mekanziëm ,apo arma sekrete që e bën PS të arrijë 88 mandatet?

EDI RAMA: Nuk ka armë sekrete. Unë mendoj që nëse ka një avantazh, nëse mund ta veçoj se ka shumë. Por nëse ka një, që ne jemi shumë herë më të përgatitur, sepse zgjohemi herët dhe flemë shuëm vonë. Nxjerrim mësime, përgatitetmi. Dhe nga pikëpamja organizative, formimi i skuadrës, kemi punuar qysh para se të vinte COVID-19. Jemi shumë më të përgatitur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.