Kryesore

Pse Ditmir Bushati nuk është në listën e kandidatëve për deputet në Shkodër? Rama: Në këtë betejë, yll është skuadra

19:48 - 08.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama, kryeministri e Shqiperise, në një deklaratë për mediat, ku prezantoi emrat kryesues të kandidatëve për deputetë në qarqe, u pyet nga gazetarët se përse Ditmir Bushati nuk është në listën për deputet në Qarkun e Shkodrës.




Rama u përgjigj se kjo është një betejë, ku ylli është skuadra e Partisë Socialiste dhe se kush ka dhënë më shumë, do të marrë më shumë dhe e anasjellta.

“Në këtë betejë, yll është vetëm skuadra. Skuadra e PS është shumë më tepër se skuadra e deputetëve. Nëse çfarë kemi arritur e kemi arritur sepse kemi pasur një skuadër kompetitive, çfarë nuk kemi arritur apo nuk ka shkuar mirë duhet përsëri të adresohet në sensin e skuadrës, në sensin e vendosjes së qëllimeve të përbashkëta pa egoizma.

Ata që kanë marrë më shumë, kanë për të dhënë edhe më shumë, me siguri. Ka një kohë për të marrë, ka edhe një kohë për të dhënë”, u shpreh Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.