AKTUALITET

“Vendet e para në lista iu duhen lënë të rinjve”, Rama: Koncepti tradicional i rreshtimit të emrave në listë duhet përmbysur, jemi…

19:17 - 08.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje të Partisë Socialiste, deklaroi se në vendet e para në listën e kandidatëve për deputetë, duhet të jenë të rinjtë.




Rama thekson se koncepti tradicional i rreshtimit të emrave në lista duhet përmbysur, duke shtuar se PS është forca politike që do të qeverisë.

“Skuadra e re do jetë një përpjekje e sinqertë për të pasur energji të reja, burime me prurje të reja, duke rezinuar mirë me nevojën e publikut, për fytyra të reja. Ne jemi forca që qeverisim dhe do të qeverisim. Ne nuk bëjmë skuadër, me sloganet “ta hajë kush ta hajë”, por duhet të garantojmë rezultatet e duhura, në vazhdimësinë e qeverisjes.

Koncepti tradicional i rreshtimit në lista duhet të përmbyset. Është pa kuptim, që udhëheqja të rrijë në krye. Vendet e para në çdo listë iu duhen lënë të rinjve, që nuk janë enturazh në PS, por janë aktorë të rëndësishëm të të gjithë procesit tonë. Fuqizimi i grave, bën pjesë në vizionin tim”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.