Intervista

Migena Kika: Si duhet të kryhet gjidhënia nëse nëna është e infektuar me COVID

11:57 - 23.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro




 

Të ushqesh me gji fëmijën tënd është dhurata më e mirë që mund ti bësh. Por sa e rrezikshme është gjidhënia në këtë periudhë pandemie? Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në Gazeta Shqiptare mjekja neuropediatre, Migena Kika tregon se si duhet të veprojnë nënat që janë të infektuara me COVID. Ajo më tej flet edhe për rastet kur nëna rezulton negative ndërsa fëmija pozitiv me sars COV2. Ndërkohë Kika thekson se qumështi I gjirit përmban një numër mjaft të madh substancash që ndihmojnë në zhvillimin dhe maturimin e sistemit imun tek bebet e vogla. Një substancë antiinflamatore që gjendet në qumështin e gjirit, lactoferrina ka aktivitet potencial ndaj SARS-COV2.

Cilat janë anët positive të qumështit të gjirit?

Tashmë të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet positive të gjidhënies në mirërritjen dhe zhvillimin optimal të fëmijës jo vetëm të atij fizik por edhe mendor, gjuhësor etj. Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe shumë organizma pediatrike kudo në botë rekomandojnë ushqyerjen ekskluzive të bebit me gji deri në 6 muaj e më pas vazhdimin e gjidhënies krahas ushqimeve të tjera të paktën deri kur fëmija është një vjecc dhe nëse mundet edhe më gjatë.

Si duhet të veprojnë nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji në këto kohë COVID-i?

Shqetësimi më I madh që nga fillimi I pandemisë së covid-19 ka qënë fakti nëse virusi SARS-COV-2 përhapet nëpërmjet qumështit të gjirit. Evidencat e publikuara deri tani nuk tregojnë një gjë të tillë dhe me shumë gjasa infeksioni I covid-19 nuk transmetohet nëpërmjet qumështit të gjirit por studime të tjera janë duke u ndërmarrë për të na dhënë më shumë informacione. Me këto të dhëna të deritanishme Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA këshillojnë që nënat që ushqejnë  fëmijët e tyre me gji dhe që nuk kanë qënë në kontakt me persona positive me COVID-19, që nuk dyshohet apo janë konfirmuar se kanë infeksionin, nuk kanë nevojë të marrin masa shtesë ndërsa ushqejnë fëmijët e tyre me gji.

Po nëse nëna dyshohet se është infektuar me sars cov2 apo po kalon aktualisht covidin?

Edhe pse rreziku potencial I transmetimit të Covid-19 është shumë I ulët me anë të qumështit të gjirit dhe nuk ka evidencë të deritanishme që kjo ndodh është mjaft e rëndësishme që nënat positive të marrin masa shtesë për mostransmetimin e infeksionit tek fëmijët e tyre sepse përsëri virusi mund tu transmetohet bebeve të vogla nëpërmjet sperklave nga rrugët respiratore apo kontakti me lëkurën gjatë gjidhënies.

Nëse nëna është positive me sars cov 2 dhe bebi negative, si duhet të veprojmë?

Nëse nëna është pozitive por bebi nuk rezulton pozitiv për SARS-COV-2 nëna mund të vazhdojë ta ushqejë me gji ose të përdorë pompën për të shtrydhur gjirin e dhënë fëmijës por duke aplikuar disa masa shtesë.

Nëna duhet të lajë duart me ujë dhe sapun ose të përdorë për duart alkol të paktën 60% ccdo herë që prek fëmijën ose e ushqen me gji atë ose shtrydh gjirin me dorë apo me pompë. Nëse po e ushqen me gji, shtrydh gjirin apo kujdeset për bebin dhe është në distancë më pak se 2 metra nga bebi duhet të mbajë gjithmonë maskë. Kujdes me higjenën dhe dezinfektimin e pompave të gjirit. Nëse nëna nuk ndjehet mirë për shkak të COVID 19 apo për shkaqe të tjera atëherë një person tjetër mund të ushqejë fëmijën me qumështin e shtrydhur të gjirit. Ky person duhet të jetë një person që nuk ka rrezik të lartë për të bërë formë të rëndë të COVID-19. Bebi në këtë rast edhe pse nuk rezulton pozitiv duhet ti nënshtrohet masave të karantinës për shkak të kontaktit të ngushtë me nenën positive.

Po në rastet kur bebi është pozitiv dhe nëna negative si veprohet?

Nëse bebi rezulton pozitiv por nëna rezulton negative për SARS-COV-2 përsëri nëna mund të zgjedhë të vazhdojë të ushqejë direkt në gji, të shtrydhë qumështin etj. Në këtë rast nëna duhet të marrë të gjitha masat si më sipër, higjena, maska etj për të minimizuar rrezikun e infeksionit për veten. Është e rrezikshme dhe nuk duhet që bebit ti vendoset maskë.

Po kur janë të dy pozitivë, edhe nëna edhe bebi?

Në këtë rast meqë rezultojnë të dy pozitiv asnjë masë tjetër përvecc karantinës ska nevojë të merret përvec higjenës normale. Nëna ska nevojë të mbajë maskë apo distancë nga bebi.

A parandalon qumështi I gjirit covid 19 tek bebet?

Qumështi I gjirit përmban një numër mjaft të madh substancash që ndihmojnë në zhvillimin dhe maturimin e sistemit imun tek bebet e vogla. Një substancë antiinflamatore që gjendet në qumështin e gjirit, lactoferrina ka aktivitet potencial ndaj SARS-COV-2. Ajo mendohet se redukton prodhimin e citokinave proinflamatore. Lactoferrina dhe DHA që gjenden në qumështin e gjirit mendohet që dobësojnë mbulesën e jashtme të virusit duke bërë më të lehtë shkatërrimin nga makrofaget.

Një substancë tjetër I quajtur Faktori I Rritjes Epidermale (EGF) ka aftësi të ngjashme antiinflamatore dhe është parë se niveli I tij është I lartë në qumështin e gjirit të nënave që kanë lindur fëmijë preterm. Përvec këtyre substancave antitrupa ndaj SARS-COV-2 janë identifikuar në qumështin e nënave që kanë kaluar COVID-19 dhe evidencat kanë treguar se këto antitrupa transmetohen nga nëna tek fëmija pikërisht nëpërmjet qumështit të gjirit. Një studim I botuar në Lancet Global Health në shkurt 2021 pohon se evidencat e deritanishme rekomandojnë gjidhënien edhe në nënat me COVID-19 duke marre masat përkatëse për mospërhapjen me rrugë respiratore. Studimi pohon se përftitimet e gjidhënies tejkalojnë përqindjen rast-fatalitet (CFR)për bebet positive (që në fakt është shumë e ulët).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.