Sociale

Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 2584 persona gjatë katër ditëve të fundit

14:54 - 23.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 2584 shtetas, që nuk zbatuan masat anti-Covid, gjatë 4 ditëve të fundit.

Me 3.000 lekë janë gjobitur 2246 persona janë kapur duke lëvizur pa maskë. Me të njëjtën masë administrative, u gjobitën edhe 300 qytetarë që janë konstatuar duke udhëtuar në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 4 ditëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2246 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 300 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 35 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.