OPINION

Ismail Kadare, nga Alen Boskeja te Alda Bardhyli!

10:48 - 25.03.21 Ndriçim Kulla
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vitin 1996, kur Ismail Kadareja ishte 60 vjeç, u botua libri “Dialog me Alen Boske”. 25 vjet më pas, në 2021, kur Ismail Kadareja është 85 vjeç u botua libri “Dialog me Alda Bardhylin”. Alen Boske ishte një poet, prozator, dramaturg, eseist dhe gazetar i njohur francez. Alda Bardhyli është drejtoreshë e një institucioni kulturor shtetëror. AlenBoske, kur intervistoi Kadarenë kishte botuar shumë libra me poezi, ese, midis të cilave studime për letërsinë, si dhe romane e drama.AldaBardhylipërveçlibrit me intervistën e Kadaresë, di të ketë botuar vetëm një libër me titull “Letërsia e turpit” që kanë kopertinë një femër nudo. Autorja pretendon se tema e librit është letërsia erotike shqiptare, por duket se tema e librit është më tepër pornografike, gjë që e tregon me sinqeritet edhe figura në kopertinën e librit.




Ismail Kadare është padyshim një shkrimtar i madh në nivel botëror. I urojmë të jetojë sa më gjatë, por natyra bën të vetën. Në moshën 85 vjeç ka mundësi që libri-intervistë me Alda Bardhylin të jetëi fundit i këtij lloji i Kadaresë. Dhe është për të ardhur keq që Kadareja I cili e ka nisur rrëfimin e tij me një njeri të kalibrit tëAlen Boskesë ta përfundonte me Alda Bardhylin. Për më tepër qëAlda Bardhyli na bën të ditur në pasthënien e librit për Kadarenë se po shkruan edhe një biografi të autorizuar të Kadaresë që do të botohet në Francë.

Në këtë analizë do të merrem me gabimet që janë bërë në libër dhe këto për faj të Alda Bardhylit. Kur intervistohet një njeri qëështë në moshën 85 vjec, ai mund të bëjë edhe lapsuse, por një intervistues i mirë duhet t’ i korrigjojë ato. Alda Bardhyli jo vetëm që nuk I ka korrigjuar lapsuset e Kadaresë, por ka shtuar edhe gabimet e saj.

Një lapsus tipik në intervistën e Kadaresëështë kur thotë:“Motra ime ishte e para që u largua nga shtëpia për në institutin ‘Nëna Mbretëreshë’ në Tiranë.”(f. 21)

Instituti “Nana Mbretneshë” ka qenë shkollë e mesme femrërore që nuk ekzistonte më me këtë emër në kohën e regjimit komunist. Motra e Ismailit, Kadrija ka lindur në 1937 dhe në 1944 ka qenë 7 vjeç. Kuptohet që ajo nuk e arriti Institutin “Nana Mbretneshë”. Ky është një lapsus që nuk i duhet vënë re një 85 vjeçari, por i duhet vënë re intervistueses së tij! Dhe Alda Bardhyli e thelloi lapsusin e Kadaresë duke shkruar në libër për motrën e tij:

“Ajo i përket plejadës së parë të femrave që nisën studimet në Institutin ‘Nëna Mbretëreshë.”(f. 113)

Por Instituti “Nana Mbretneshë” u hap në 1933, kur motra e Ismailit nuk kishte lindur akoma. Kur lindi Kadrija në 1937, tanimë kishin nisur studimet katër breza në këtë shkollë.

Në përgjigje të një pyetjeje të Alda Bardhylit për telefonatën që Enver Hoxha i bëri në redaksi Kadaresë, në lidhje me poemën e tij “Përse mendohen këto male”, intervistuesja bën një gabim duke duhet të kishte vënë re një lapsus të të intervistuarit 85 vjeçar, në lidhje me kronologjinë e ngjarjeve. Intervistuesja e pyet Kadarenë:

“Kjo telefonatë sot mund të interpretohet në disa mënyra. Libri ka dalë në vitin 1964 kur ideologjia komuniste ishte ende e brishtë, më shumë se një dekadë jetë. Mund të lexohet edhe si një lloj aleance që Hoxha kërkonte pikërisht te brezi i ri, duke e veshur veten me një aureolë liberalizmi.”(f. 46)

Kadare thotë midis të tjerash në përgjigjen e tij, duke iu referuar kësaj telefonate:

“Pastaj u bë një mbledhje e madhe me shkrimtarë dhe të rinj, ku Hoxha mbajti anën e të rinjve, anën tonë, dhe pas kësaj u bë më i ashpër ndaj nesh.”(47)

Në fakt kjo mbledhje ka ndodhur në vitin 1961. Këtë lapsus Kadare e përsërit edhe në përgjigje të një pyetjeje tjetër të intervistueses. Kadare thotë:

“Në një mbledhje shkrimtarësh në vitin 1964, kur sapo kishte filluar grindja me Bashkimin Sovjetik, u mblodhën shkrimtarët e rinj, të vjetrit dhe artistët, por kryesisht shkrimtarë ku mori pjesë Enver Hoxha. Ndryshe nga çfarë parashikohej Enver Hoxha mori anën e të rinjve…” (f. 199)

Edhe këtu Kadare e ka gabimisht fjalën për mbledhjen që në fakt ka ndodhur në 1961. Nëse Alda Bardhyli do të kishte studiuar jetën e Kadaresë si shkrimtar, siç pretendon, ajo do të ishte në gjendje që ta kapte këtë lapsus të shkrimtarit 85 vjeçar.

Një gabim skandaloz i Alda Bardhylit që tregon se asaj i mungojnë njohuritë minimale për veprën e Kadaresëështë kur thotë në një pyetje: “Jemi në vitin 1976, kur ju botoni një nga veprat më të njohura tuajat, ‘Pallatin e ëndrrave’…”(f. 189)

Në fakt, ky roman i Kadaresëështë botuar për herë të parë në 1980 në përmbledhjen “Gjakftohtësia”.

Në lapsus tipik për një 85 vjeçar është ai kur Kadare thotë për qëndrimin e Fan Nolit kundër Lev Tolstoit në lidhje me kritikën e këtij të fundit kundër Shekspirit:

“Kritika e Tolstoit ngjalli zemërim kudo, por askund si në Shqipëri. Noli shkroi me fjalë të rënda.”(f. 52)

Në fakt, në 1906 në Shqipëri nuk e njihte askush Shekspirin dhe as ato që kishte thënë Tolstoi për të. Noli në atë kohë nuk kishte shkelur në Shqipëri dhe shkrimin që thotë Kadareja e ka botuar në një gazetë që dilte në Amerikë. Intervistuesja duhet ta kishte korrigjuar këtë lapsus që e bën Kadarenë të duket qesharak, duke thënë se kritika e Tolstoit për Shekspirin solli një indinjatë të madhe në Shqipëri!!!

Një tjetër lapsus prej 85 vjecari është kur Kadareja tregon se kur e ka parë për herë të parë Enver Hoxhën:

“Ndodhi në Gjirokastër më 1948-n. Ardhja e udhëheqësit të Shqipërisë komuniste ishte një ngjarje për qytetin.” (f. 88)

Në fakt Enver Hoxha e ka bërë vizitën e parë në Gjirokastër në 1947, jo në 1948. Ishte detyrim I intervistueses që të kishte korrigjuar lapsuse të tilla, duke pasur njohuri për ecurinë e ngjarjeve të tilla gjatë jetës së Kadaresë.

Një gabim direkt i Alda Bardhylit është kur e pyet Kadarenë:

“Nëvitin 1964 jushkruatromanin ‘Përbindshi’…”(f. 97)

“Përbindshi” u shkruadhe u botuanë 1965.

Njëngagabimet e AldaBardhylitqëmadjeështëofendimndajKadaresëdhegruassëtij, ështëkurajopyetishkrimtarin:

“Pse nuk pati shkrimtare gra gjatë sociorealizmit”? (f. 222)

Por vetë gruaja e Ismailit, Helena ka qenë shkrimtare në atë kohë, madje një shkrimtare vepra e së cilës, ashtu si ajo e bashkëshortit të saj, dhe me siguri nën ndikimin e tij devijon nga rregullat e asaj letërsie. Kjo ishte qershia e helmuar mbi tortën e prishur të alda Bardhylit.

Në këtë analizë kam paraqitur vetëm një pjesë të lapsuseve që përmban libri. Një vështrim më i thelluar do të zbulonte të tjera lapsuse. Ky libër është si një thes mielli që sa herë i bie aq herë nxjerr pluhur. Dhe fatkeqësisht ky pluhur lëshon njolla të pamerituara mbi figurën e Ismail Kadaresë. Të presim biografinë e zonjës për Kadarenë për të parë se c’ “perla” do të ketë!

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.